24 Prill 2024

Mali i Zi po përballet me një rënie të natalitetit

Podgoricë, 30 mars  – Mali i Zi është duke u përballur me një rënie të natalitetit, për herë të parë pas gati gjysmëshekulli.

Sipas të dhënave të qendrës për promovimin e shëndetësisë të Institutit Publik të Shëndetësisë, nga 21 komuna në Malin e Zi, në nëntë prej tyre vërehet rënie të natalitetit natyror.

Mali i Zi ka një popullsi prej 650 mijë banorësh, dhe u takon vendeve me popullsi shumë të plakur.

Drejtoresha e QPSH, Agima Lalevic, ndër të tjera tha se nataliteti më i ulët është shënuar në qytetin verior Plevle, 120 për qind, si dhe në Cetinë 85 për qind.

“Mali i Zi nuk është ballafaquar me humbjen e popullsisë siç ka ndodhur me Kroacinë e Serbinë dhe disa vende të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, shqetëson fakti se nga gjysma e shekullit të kaluar, rënia e natalitetit ka arritur në 60 për qind, ndërsa numri i të lindurve, gati 25 për qind është më i vogël”, thotë Lalevic.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)