28 Mars 2024

Mali i Zi i vendosur për anëtarësimin në NATO

Podgoricë, 21 shkurt - Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç thotë se vendi i tij do të punojë shumë për të ndjekur rrugën drejt një antarësimi të mundshëm në aleancën e NATO-s.

Gjukanoviç i bëri komentet pas takimit dje këtu në Uashington me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton në kuardin e një vizite tre ditore në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Mali i Zi po kërkon zbatimit e Planit të Veprimit për Anëtarsim në NATO, përmes së cilit aleanca përgatit vendin për një anëtarësim të mundshëm.

Ai tha se Mali i Zi do të punojë që të përmbush të gjitha detyrimet për tu anëtarsuar në NATO duke përfshirë këtu forcimin e sundimit të ligjit.

Sekretarja Klinton u zotua për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara që Mali i Zi të bëhet pjesë e pandarë e bashkësisë euroatlantike.

Zonja Klinton po ashtu vlerësoi përpjekjet e Malit të Zi për të siguruar stabilitetin në Ballkan dhe për dërgimin e trupave të tyre në Afganistan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)