28 Mars 2024

Mal i Zi: Zgjedhjet lokale, fiton Gjukanoviç

Podgoricë, 24 maj - Zgjedhjet e djeshme lokale në Malin e Zi duket se janë fituar nga Partia Demokracia Sociale, e kryeministrit Millo Gjukanoviç.

Kështu flasin të paktën, rezultatet paraprake, pasi kutitë e votimit për 440 mijë zgjedhësit malazezë, u mbyllën në orën 21 të mbrëmjes.

Ndër 21 komunat për krerët e të cilave u votua, duket se në dy, në Ulqin dhe Tuz, do të vazhdojnë te jënë drejtues, shqiptarët. Fituesi, të paktën deri tani, duket se është Unioni Demokratik i Shqiptarëve, i cili është në koalicion me partinë në pushtet të Gjukanoviçit.

Opozita në Mal të Zi si koalicion “Mali i Zi më i mirë” pësoi humbje edhe me të thellë se sa në zgjedhjet e kaluara. Përkundër paralajmërimit për një festë postzgjedhor para qeverisë së Gjukanoviçit, ajo humbi një nga tre pushtetet lokale që qeveriste.

Kështu në katër vitet e ardhshme koalicioni qeverisës do të vazhdoj të administroj 12 bashki, duke përfshirë këtu edhe Ulqinin me shumicë shqiptare, e madje dhe komunen e Tuzit. Fitore karakteristike e koalicionit të Gjukanoviçit është ajo në Podgoricë ku do të ketë 2 këshilltarë bashkiak më shumë se Andrijevica, komunë kjo më proserbe e Malit të Zi. Përvec koalicionit qeverisës edhe Presidenti i Malit të Zi ishet i kënaqur me ecurinë e procesit.

"Me atmosferë demokratike i dhamë një mesazh bashkësisë ndërkombëtare për pjekuri të lartë politike dhe dëshmuam se mund të organizojmë zgjedhje demokratike dhe cilësore", deklaroi Filip Vujanoviç, President i Malit të Zi.

Kryetari i Komisionti Qendror të Zgjedhjeve në Podgoricë, Srgjan Raiçeviq, tha se nuk janë shënuar parregullsi të mëdha, edhe pse lideri opozitar Nebojsha Medojeviç thekson se kishte parregullsi, kryesisht në Podgoricë me listat zgjedhore, ku shumë votuesve u ishte ndryshuar qendra e votimit.  Këto janë zgjedhjet e para në Mal të Zi që nuk u vëzhguan si nga vendorët ashtu edhe ndërkombëtarët.

Gjatë ditës së sotme pritet të dalë edhe rezultati përfundimtar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)