01 Shkurt 2023

Luftanija më e madhe ruse fundoset pas sulmit me raketa

Kiev, 14 prill - Luftanija më e madhe ruse e cila ka shpërthyer mëngjesin e sotëm është mbytur në Detin e Zi pasi ekuipazhi i saj e braktisi.

Braktisja e anijes ndodhi sepse në mënyrë të çuditshme municionet që gjendeshin brenda anijes kanë shpërthyer, teksa dyshohet se është sulmuar me raketa tokësore nga Ukraina.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se “Moskva” pësoi “dëmtime të konsiderueshme” pasi “shpërtheu një zjarr”, por tha se ishte ende duke hetuar shkakun e shpërthimit.

Zyrtarët ukrainas të enjten pretenduan se luftë anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi u godit nga dy raketa kundër anijeve të klasit R-360 Neptun, duke shkaktuar që ai të shpërthejë dhe të fundoset pranë Odessa.  

Mediat ruse raportuan se 500 anëtarët e ekuipazhit të anijes u evakuuan pasi municioni në bord shpërtheu aksidentalisht.

Raportet e pakonfirmuara sugjeruan se luftë anija ruse ishte shpërqendruar nga një dron ukrainas në një sulm me raketa në shënjestër dhe nuk ishte në gjendje të ridrejtonte mbrojtjen e saj në kohë.

“Kemi konfirmim se anija ruse është goditur. Tani kemi frikë se armiku po përgatit një përgjigje ndaj qytetit. Ekziston një probabilitet i lartë i sulmeve me raketa në qytetin dhe rajonin tonë.”

Kështu ka deklaruar pa orë më parë zëdhënësi i administratës së qytetit të Odessa, Sergei Bratchuk.

Bëhet me dije se një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës Ruse ka marrë një goditje me raketa.

Kjo anije, krenaria e flotës ruse, ka udhëhequr flotën e Detit të Zi që nga viti 2000.

Anija është 186 metra e gjatë dhe hyri në shërbim në fillim të viteve 1980 dhe ka luajtur një rol kyç në fushatat e shumta ushtarake ruse, përfshirë në Siri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)