29 Mars 2024

Kurti: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën

Vjenë, 18 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në samitin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Pallatin e Kancelarisë Federale në Vjenë, nën organizimin e Kancelarit Austriak, Sebastian Kurz.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti, përveç tjerash, theksoi që Kosova po e menaxhon mirë e me sukses pandeminë Covid-19, prandaj Bashkimi Evropian do të duhej ta vendos Kosovën në mesin e shteteve të udhëtimit të sigurt lidhur me pandeminë Covid-19.   

Ai tha se Kosova me qeverisjen e mirë dhe demokratike ka nisur reformat në drejtësi dhe ekonomi dhe theksoi nevojën për më shumë investime.  

Duke folur për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti, ritheksoi rëndësinë e një deklarate të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, mes të dy shteteve, që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.  

Poashtu, ai bëri thirrje për heqjen e vizave për Kosovën në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA.

 

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)