19 Prill 2024

Kuinti kërcënon Beogradin për fushatën kundër tyre

Novi Sad, 4 shkurt - Vendet e anëtare të kuantit, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia përkatësisht Grupi i Kontaktit pa Rusinë, kanë paralajmëruar Beogradin se nuk do të tolerohet fushata drejtuar kundër tyre dhe shteteve të tjera të cilat kanë njohur Kosovën.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta e Novi Sadit “Dnevnik”, e cila citon burime të kuantit në Bruksel. Sipas “Dnevnik”, disa vende të kuintit tashmë i kanë përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë nota diplomatike, në të cilat qartë kanë bërë me dije se nuk do të tolerohen përpjekjet e minimit të prestigjit të tyre ndërkombëtare dhe të ndikimit në zbatimin e politikës ndaj Kosovës të diplomacisë serbe.

"Deri më tash në masë të madhe kemi toleruar politikën e jashtme të Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës, sepse kemi besuar se me kohë kjo çështje do të hiqet nga agjenda", ka thënë një funksionar nga shtetet e kuintit.

"Kemi besuar kur na është thënë se paraqitjet e ministrit Jeremiç për Kosovën janë me qëllim të mbrojtjes së Presidentit Tadiç nga sulmet e nacionalistëve në Serbi. Kemi besuar edhe kur iniciativa në OKB na është prezantuar si mënyrë që çështja e Kosovës të hiqet nga agjenda. Mirëpo Kosova është edhe më tutje temë kryesore politike. Prandaj disa anëtare të BE-së kanë vendosur që sa më parë t'i bëjnë me dije Beogradit se më nuk do të tolerojnë që kushdoqoftë nga Serbia të shkojë nëpër botë dhe të përpiqet që të luhasë reputacionin dhe influencën e tyre. Askush nuk mundet që në takimet me shtetet e treta të akuzojë BE-në dhe SHBA-të se po shkelin të drejtën ndërkombëtare, ndërsa në të njëjtën kohë synon të ketë marrëdhënie të mira me ne", citohet të ketë thënë një bashkëbisedues i gazetës "Dnevnik".

Ai ka shtuar se meqë ende nuk ka paralajmërime publike nga BE-ja, por vetëm të tilla të balancuara, kryesisht nga kontaktet diplomatike ose në takimet në katër sy, Beogradi nuk duhet kuptuar aq lehtë. Kuinti paralajmëron për Beogradin për fushatën kundër tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)