25 Prill 2024

Kryeministri Kurti takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Bruksel, 19 korrik - Sot në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi në Bruksel pritet te mbahet takimi i dytë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka bërë të ditur se ky takim do të përqendrohet në diskutimin e progresit të arritur deri më tani dhe hapat e ardhshëm të dialogut

“Ka progres sepse fakti që këto takime vazhdojnë është një shenjë e progresit. Ne jemi duke përparuar nga një takim në tjetrin dhe me të vërtetë, unë mund të konfirmoj se siç ka thënë përfaqësuesi i lartë, do të ketë një takim të nivelit të lartë midis presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti këtë muaj, në fakt, do të jetë të hënën, më 19 Korrik."

"Përfaqësuesi i lartë Borrell do të presë një raund tjetër të takimit të nivelit të lartë. Në kornizën e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mbështetur nga Sh.B.A. dhe Z. Lajçak, ky takim i nivelit të lartë i dialogut do të përqendrohet në diskutimin e progresit të arritur deri më tani në diskutimin, hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara në dialog, i cili është, siç e dini, shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Stano ka deklaruar se përmes këtyre takimeve shpresojnë të arrihet një progres dhe të afrohen palët për të gjetur konsensusin dhe kompromisin për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

“Takimet janë pjesë e procesit që po vazhdon, dhe procesi është i përqendruar në arritjen e një marrëveshje të përbashkët të pranueshme, juridikisht të obligueshme, gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, midis Kosovës dhe Serbisë, Dhe me çdo takim ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë që ne si Bashkim Evropian po organizojmë dhe ndërmjetësojmë, aq më afër procesit jemi."

"Nuk ka ndonjë regres, gjë që është e rëndësishme, dhe pasi që ky është një progres, nuk më takon mua të komentoj mbi fazat individuale dhe takimet e këtij procesi, sepse duhet shikuar kontekstin e përgjithshëm dhe qëllimin e përgjithshëm për të cilin shpresojmë të përparojmë, dhe për të cilin të gjitha këto takime synojnë t’i afrojnë të dy palët për të gjetur konsensusin dhe kompromisin e ndërsjellë të pranueshëm, për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)