28 Mars 2024

Kryeministri Kurti riktheksoi se dialogu duhet të jetë i drejtë dhe parimor

Bled, 1 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, është takuar edhe me Miroslav Lajčák, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.

U bisedua për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Përendimor si dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Po ashtu, u bisedua për takimet e kaluara të mbajtura në Bruksel si dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Kurti riktheksoi në takim se dialogu duhet të jetë i drejtë dhe parimor, në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve dhe paqes e sigurisë së qëndrueshme e të përgjithshme.

Ai konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, ndërsa shprehu besimin se reformat e brendshme të Bashkimit Evropian dhe zgjerimet e jashtme janë të domosdoshme për njëra-tjetrën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)