19 Prill 2024

Kryeministri Kurti nis takimet në Bruksel, takon homologun belg

Prishtinë, 28 prill - Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në Bruksel, ku po qëndron për vizitë dyditore është takuar me kryeministrin e Belgjikës, Alexander de Croo.

Kurti gjatë takimit me homologun e tij Belg, ndër të tjera ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve evropiane me takimin bilateral me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo. Ndava me të prioritetet për vendet e punës dhe drejtësinë, angazhimin tonë për BE-në dhe urgjencën e liberalizimit të vizave. Ne u pajtuam që të rrisim bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar Kurti.  

Njoftohet se u bisedua për vaksinat kundër COVID-19, angazhimin e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e tyre dhe mundësitë e mbështetjes së Belgjikës në këtë synim.

Kurti ka paralajmëruar se do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjithashtu do të takohet edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)