20 Prill 2024

Kroacia e gatshme të forcoj bashkëpunimin me Kosovën

Zagreb, 10 shtator - Gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në Kroaci, ku do të merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temën: “Efektet e anëtarësimit në BE mbi gjyqësinë”, ministri i Drejtësisë së Kosovës, Haki Demolli, është takuar me ministrin e Drejtësisë së Kroacisë, Drazhen Boshnjakoviq.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellët të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës me Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kroacisë, me fokus të veçantë në fillimin e negociatave për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë, ekstradim dhe transferim të personave të dënuar, me ç’rast të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për fillim sa më të shpejt të këtyre negociatave.

Gjatë takimit ministri Demolli gjithashtu kërkoi ndihmë e Ministrisë së Drejtësisë të Kroacisë, në funksionalizimin e institucionit të ndërmjetësimin dhe atij të noterisë në Kosovë.

Ndërkaq, ministri Boshnjakoviq shprehu gatishmërinë e shtetit të tij, për sforcimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës për Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, në segmentet e lartcekura.

Në këtë takim u tha së Kosova dhe Kroacia do të bashkëpunojnë edhe në fushën e integrimeve evropiane, gjithnjë duke marrë parasysh përvojën e shtetit kroat në këtë fushë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)