28 Mars 2024

“Kosovo, The Young Europeans” më e mira në Botë

Prishtinë, 10 shtator - BBR Saatchi & Saatchi ka bërë të ditur se fushata "Kosovo; The Young Europeans"ka fituar çmimin për brendingun më të mirë për kategorinë Kombi dhe Vendi më i mirë në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve Media & Marketing 2010.

Në praninë e 750 mysafirëve dhe profesionistëve më eminent nga e gjithë bota e reklamimit, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala pranoi shpërblimin në emër të Qeverisë së Kosovës në Gala Ceremoninë e organizuar dje në Grosvenor House në Londër.

Të 5 fushatat tjera në listën e ngushtë ishin nga Afrika e Jugut, Londra, Dubai, Bahreini dhe Madridi.

Çmimet M&M, tani në vitin e tyre të 20-të, festojnë krijimin dhe efektivitetin e strategjive të marketingut të kordinuara dhe implementuara përtej kufijve ndërkombëtarë.

Fushata për Kombin / Vendin më të mirë është kategori e re për vitin 2010, e krijuar për të njohur rëndësinë në rritje të fushatave ndërkombëtare të marketingut të krijuara për qeveritë kombëtare që promovojnë kombin e tyre në arenën botërore.

Përzgjedhja e Kosovës

Në përzgjedhjen e fushatës së Kosovës si fituese e kategorisë për brendimin kombëtar, organizatorët e shpërblimeve M&M kanë reflektuar se “Juria kanë qenë posaçërisht të impresionuar nga koncepti i shfrytëzimit te rinise së Kosovës dhe nga aktivizimi shumë i mirë i kampanjës.

Sipas jurisë, kampanja kishte natyrë vërtet të këndshme intriguese, dhe krijoi një sens të vërtetë optimizmi dhe përkrahjeje.”

David Kosmin, i cili e udhëhoqi projektin në Saatchi & Saatchi, thotë: 'Ne jemi të mahnitur nga rinia Kosovare dhe të ngazëlluer se në një periudhë kaq të shkurtër kohore përpjekjet e brendingut kombëtar të Kosovës, kanë marrë vlerësimin më të lartë në arenën ndërkombëtare.

"Të zgjedhemi si më të mirët në kategori është një nder i veçantë por më me rëndësi, është një përkushtim për më shumë angazhim në vitet në vijim."

Ai ka shtuar: Së bashku me PR Solutions, partnerët tonë vendorë, projekti i brendingut të Kosovës ka qenë një sfidë e shkëlqyeshme për Saatchi & Saatchi sepse ne kemi brenduar një shtet të ri. Strategjia jonë është të sjell shpirt të ri në kontinentin e vjetër. 

Ekrem Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i PR Solutions, partnerë lokal të BBR Saatchi & Saatchi thotë: 'ka qenë një ëndërr e realizuar të punojmë së bashku me BBR Saatchi & Saatchi në fushatën e parë të brendimit për vendin tonë; dhe tani që kjo fushatë është përzgjedhur si fushata më e mirë e brendimit për komb/vend në botë është e pabesueshme’.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)