26 Prill 2024

Kosova, temë kryesore e vizitës së Westerwelle-s në Serbi

Beograd, 26 gusht - Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle do të vazhdojë sot vizitën e tij në Ballkan me qëndrimet në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Temë kryesore gjatë qëndrimit në Beograd do të jetë Kosova dhe mosmarrëveshjet me Serbinë rreth rezolutës së saj të paraqitur për debat në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pa konsultime me përfaqësuesit e BE-së.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare në Beograd dhe ish - ambasador në Francë, Predrag Simiq thotë: "Kam frikë se Beogradi dhe Berlini nuk do të kenë qëndrime të ngjashme në OKB. Diplomatët duhet të gjejnë mundësinë që të mos bllokohen mes vete vetëm për shkak të kësaj çështjeje".

Serbia ka refuzuar deri tani ta njoh pavarësinë e Kosovës, gjë që po pengon edhe Beogradin në rrugën e tij për afrim me Brukselin.

Westerwelle do të takohet në Beograd ndër tjera edhe me presidentin e Serbisë Boris Tadiq dhe ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiq.

Në fillim të vizitës në Ballkan ai qëndroi në Kroaci, ku foli për mundësinë e anëtarësimit të shpejtë të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

"Ne si gjermanë me vendosmëri edhe në të ardhmen do të mbështesim Kroacinë në përpjekjet e saja të drejta për anëtarësim në BE", deklaroi në Zagreb ministri i Jashtëm gjerman.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)