18 Prill 2024

Kosova e vendosur në rrugën drejt BE-së

Selanik, 15 shtator - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, po merr pjesë sot në takimin e ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Selanik, nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Temë bosht e këtij takimi është dialogu i vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhmen evropiane. Takimin e përshëndeti komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Olivér Várhelyi, ndërsa po merr pjesë edhe sekretari i shtetit i Sllovenisë, z. Gašper Dovžan, vendi i të cilit është kryesues i radhës i Presindecës së Këshillit të BE-së.

Në fjalën e saj gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje ndaj Greqisë, për qasjen strategjike dhe gatishmërinë për të investuar në bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal, si dhe në avokimin për nevojën e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Ne me të vërtetë konsiderojmë se ky rol aktiv dhe kontribut është i vlefshëm jo vetëm për bashkëpunimin rajonal, por edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, shtoi Gërvalla.

Ministrja Gërvalla, teksa foli për çështje rajonale, përmendi rëndësinë e bashkëpunimit duke ju referuar procesit të Berlinit si platformë për bashkëpunim rajonal në lidhje me BE-në, e cila u theksua edhe gjatë takimit të së martës në Tiranë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Ne duhet të mbajmë një qëndrim proaktiv dhe pro BE-së. Ne duhet t'i marrim shumë seriozisht këto diskutime themelore për të ardhmen e Evropës, të cilat po ndodhin tani. Dhe sa i përket vendit tim, ne nuk do të ndryshojmë drejtimin drejt BE-së, nuk do të kërkojmë struktura konkurrues”, shtoi më tej ministrja Gërvalla.

Sipas kryediplomates së Kosovës, ideja e Ballkanit të Hapur perceptohet në të gjithë BE-në si një koncept konkurrues ndaj BE-së.

Në këtë drejtim, Gërvalla tha se Republika e Kosovës është e vendosur në rrugën e saj drejt BE-së dhe nuk është në kërkim të strukturave konkurruese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)