17 Shtator 2021

Koreja e Veriut përballet me mungesa të mëdha ushqimesh

Phenian, 9 prill - Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u bëri thirrje qytetarëve të tij që të përgatiten për një krizë “të vështirë”.

Deklarata vjen pas paralajmërimeve të grupeve për të drejtat e njeriut se Koreja e Veriut përballet me mungesa të mëdha ushqimesh dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Duke folur në një konferencë të partisë, Kim e krahasoi situatën me një uri famëkeqe vdekjeprurëse, në vitet 1990.

Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo ka bërë që edhe tregtia e saj me Kinën të ngecë.

Koreja e Veriut po ashtu përballet me sanksione ekonomike ndërkombëtare, për shkak të programit të saj bërthamor.

Në një pranim të rrallë të vështirësive, Kim përmendi “Marsin e Mundishmëm”.

Zyrtarët verikoreanë e përdorin këtë term për t’iu referuar urisë shkatërruese në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e ka lënë Korenë e Veriut pa ndihmë thelbësore.

Rreth 3 milionë njerëz vlerësohet të kenë vdekur gjatë asaj periudhe.

Muajin e kaluar, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana, ka thënë se “kriza e rëndë ushqimore” tashmë ka shkaktuar uri dhe kequshqyerje në vendin komunist.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2021

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák. (Kabineti i Presidentes, ora 10:10 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Deçanit organizon promovimin e librit  “Krimet serbe në Kosovë” nga autori  Prof. Adem Lushaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 10:00)

- Nen përcjelljen e Forces së Sigurisë se Kosovës mbahet ceremonine e rivarrimit te dëshmorit Mehmetali Behluli. (Kompleksi i Varrezave te Dëshmoreve në Gjilan, ora 11:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për media lidhur me Marrëveshjen e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në sektorin e energjisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin "Dita pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Sheshi i Dëshmorëve, ora 14:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren.do të bëj prezantimin e kandidatëve për asamblistë. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)