29 Mars 2024

Komiteti i Helsinkit: Jo status special për veriun e Kosovës

Helsink, 29 shtator - Bashkësia ndërkombëtare duhet të pengojë që veriu i Kosovës të fitojë status special si Republika Serbe e Bosnjës, thuhet në analizën e Buletinit të Helsinkit.

Sipas buletinit, statusi special, do të kishte ”pasoja negative të numërta”, do të pamundësonte integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës do të mund të kërkonin statusin e njëjtë.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut thekson se Shteti i Kosovës do të bëhej jofunksional, ndërsa shumë pyetje do të mbeteshin të pazgjidhura.

Gazeta shkruan se mendimi i GJND-së, pëlqimi i Serbisë për rezolutën e përbashkët me BE-në mbi Kosovën, si dhe refuzimi i gjyqit të Londrës që Ejup Ganiq të ekstradohet në Serbi, dëshmojnë se programi nacional serb është ballafaquar me vendosmërinë e BE-së dhe të SHBA-ve për të pamundësuar ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Sipas analizës, në kuadër të politikës së re, Beogradi duhet sa më parë të fillojë dialogun me Prishinën, në mënyrë që përmes zgjidhjes së problemeve jetësore të të dyja bashkësive, t’a sigurojë mbetjen e qëndrueshme të serbëve në Kosovë.

Komiteti i Helsinkit thekson se elita politike serbe praktikisht që moti ka hequr dorë nga Kosova, por e ka instrumentalizuar për ta parashtruar kërkesën për shkëputjen e Republikës Serbe të Bosnjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)