27 Nëntor 2022

Komisioni i Zgjedhjeve i Serbisë konfirmon fitoren e Vuçiqit

Beograd, 4 prill - Lista “Aleksandar Vuçiq - Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat janë mbajtur dje.

Me mbi 87 për qind të votave të numëruara, lista e presidentit serb ka fituar 43.4 për qind të tyre, ka bërë të ditur Komisioni Republikan i Zgjedhjeve.

Në vend të dytë ka dalë koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” me 13.1 për qind të votave dhe në vend të tretë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë me 11.7 për qind.

Koalicioni i Shqiptarëve i Shaip Kamberit ka marrë 0.28% për qind të votave dhe besohet se ka siguruar një vend në Kuvendin e Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)