29 Mars 2024

Judah:Vendimi i GJND-së, hapë rrugë për bisedime Kosovë-Serbi

Londër, 5 maj - Analisti britanik, Tim Judah, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën pritet të hapë rrugën për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për çështjet teknike.

Në një intervistë për BBC-në, Judah thotë se bisedimet do ta ndihmojnë Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe sipas tij, marrëdhëniet fqinjësore janë kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai thotë se Kosova dhe Serbia kanë shumë gjëra për të diskutuar, përfshirë edhe çështjen e statusit të Veriut të Kosovës.

Deklaratat e tij pasuan njoftimet për mundësinë e hapjes së bisedimeve për çështjet teknike nga vjeshta e këtij viti

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)