25 Prill 2024

Jeremiqi lobon për rezolutën serbe për Kosovën

Beograd, 7 shtator - Serbia tenton që deri në momentin e fundit t’i shfrytëzojë kanalet diplomatike për të  lobuar për mbështetjen e rezolutës së saj për Kosovën, për të cilën Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (KB) duhet të debatojë më 9 shtator.

Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq prej sot gjendet në Nju-Jork, ku pritet të mbajë më shumë takime me përfaqësues të vendeve anëtare të KB-ve.

Serbia më 28 korrik parashtroi propozim rezolutë me të cilën Asamblesë së Përgjithshme e KB-ve i propozon konstatim lidhur me mendimin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.

Gjykata më 22 korrik përcaktoi se deklarata për pavarësinë e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, me Rezolutën 1244 të KS të KB-ve, e as me rregullimin juridik ndërkombëtar të Kosovës.

Pas parashtrimit të rezolutës serbe, bashkësia ndërkombëtare, e kryesuar nga Bashkimi Evropian, përforcoi presionin mbi Beogradin zyrtar që ta tërheqë rezolutën, apo, nga ana tjetër, të pajtohet me përpilimin e tekstit të përbashkët të harmonizuar midis Serbisë dhe Bashkimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)