25 Prill 2024

Jeremiq: Miratimi i rezolutës me rëndësi të jashtëzakonshme

Beograd, 10 shtator - Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq ka deklaruar për mediat e Beogradit se Rezoluta e cilën është miratuar me konsensus në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme (AP) të KB, në asnjë mënyrë nuk e konfirmon pavarësinë e Kosovës e as që e vë në pikëpyetje tërësinë tokësore të Serbisë.

Jeremiq ka thënë se miratimi i rezolutës mbi Kosovën e harmonizuar me BE, është me rëndësi të jashtëzakonshme sepse me të përfundon procesi përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) me konkluzionin politik që bënë thirrje për negociata.

“Rezoluta që është miratuar në asnjë mënyrë nuk e konfirmon pavarësinë e Kosovës e as që e vë në pikëpyetje tërësinë tokësore të Serbisë. Shumica e folësve në debat, përfshirë edhe disa vende më me ndikim –Rusinë, Kinën, Indinë, Brazilin, Argjentinën, Indonezinë- kanë diskutuar qartë në favor të Serbisë”, ka thënë Jeremiq.

Ai ka rikujtuar se dy të tretat e anëtarëve të OKB nuk e kanë njohur “pavarësinë e shpallur njëanshme të Kosovës” dhe se zgjidhja e pranueshme për të gjitha palët mund të arrihet vetëm me dialog. “Serbia është e gatshme për dialog. Serbia gjithmonë ka qenë e gatshme për dialog, e shpresoj se edhe shqiptarët e Kosovës do të jenë të gatshëm për dialog.

Zgjidhja për secilën çështje të hapur mund të arrihet në mënyrë legjitime vetëm kur të konfirmohet në KS të KB”, ka cekur Jeremiq.
Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se mbledhja e AP të KB ka filluar me vonesë prej dy orëve sepse shqiptarët e Kosovës janë paraqitur në sallë e nuk kanë qenë të ftuar nga asnjë shtet anëtar i KB.

Jeremiq ka thënë se përfaqësuesit e Serbisë (ai personalisht) kanë kërkuar që delegacioni i shqiptarëve të Kosovës ta braktis sallën që nuk e kanë bërë, duke refuzuar të hyjnë në përbërje të cilit do delegacion.

Sipas tij, mosmarrëveshja u zgjidh ashtu që pesë shtetet – SHBA, Gjermania, Britania, Italia dhe Franca i kanë ftuar përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës si mysafir në AP të KB. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)