29 Mars 2024

Jeremiç: Së shpejti, një zgjidhje kompromisi për Kosovën

Beograd, 2 maj - Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç ka vlerësuar se Serbia jo vetëm është duke përparuar drejt anëtarësimit të saj në BE, por ka arritur të ndalë edhe njohjet e mëtejshme të Kosovës, përkundër, siç është shprehur ai, \"presioneve të vazhdueshme\".

\"Besoj se, në një të ardhme jo të largët, do t\'ia dalim të gjejmë një zgjidhje kompromisi për Kosovën\", ka thënë Jeremiç për mediat serbe.

Shefi i diplomacisë serbe, ka thënë po ashtu se pret që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të japë mendimin e saj se, \"pavarësia e Kosovës nuk ka qenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare\".

\"Kur ky mendim të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pres që ai të miratohet bashkë me thirrjen që nëpërmjet negociatave paqësore të gjendet një zgjidhje për Kosovën, që do të ishte e pranueshme për të gjitha palët\", ka thënë Jeremiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)