19 Prill 2024

Jeremiç: Bisedime pas vendimit të GJND-së

Beograd, 18 shkurt - Kryediplomati serb Vuk Jeremiç deklaron se Beogradi do të kërkojë bisedime të reja për statusin e Kosovës, pasi të publikohet vendimi i GJND-së lidhur me legjitimitetin e pavarësisë së saj.

“Pas vendimit të gjykatës, Beogradi do të bëjë çmos për ripërtëritjen e dialogut mbi statusin, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët”, ka pohuar Jeremiç.

Deklarata e shefit të diplomacisë serbe vjen në një moment kur Kosova po feston dy vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)