18 Prill 2024

Izraeli kufizon hyrjen e turistëve nga disa shtete

Jerusalem, 21 korrik - Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi dje se autoritetet izraelite janë duke diskutuar masat kufizuese për të gjithë kategoritë e udhëtarëve në drejtim të Izraelit, duke patur parasysh rritjen e infeksioneve me variantin “Delta” në vend.

“Aktualisht qeveria izraelite po ekzaminon situatën dhe rivendosjen e kufizimeve për udhëtarët e huaj që kanë si destinacion Izraelin, duke zgjeruar listën e vendeve, udhëtarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në Izrael, (Ukraina, Ethiopia, Brazil, Afrika Jugut, India, Meksika, Turqia, Rusia dhe Argjentina). Shqipëria nuk është në listën e vendeve “të kuqe”, njofton Ambasada.

Një nga masat që po diskutohet është edhe mbyllja e aeroportit për udhëtime joesenciale, si dhe rivendosja e karantinës për të gjithë udhëtarët pavarësisht nëse janë të imunizuar, dhe pavarësisht vendit nga i cili udhëtojnë.

Mund të udhëtojnë në Izrael, vetëm kategoritë e personave me leje qëndrimi, me vizë studenti ose biznesi, për arsye fetare, si dhe familjarët në shkallë të parë të shtetasve izraelitë (të cilët duhet të kenë argumentuar paraprakisht arsyen e udhëtimit dhe të jenë pajisur me Entry Permit/Leje Hyrje nga autoritetet izraelite, tek Autoriteti i Emigracionit (Population and Immigration Authority).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)