27 Shtator 2021

Ivanoviç: Serbët nuk frikohen nga kërcënimet e Prishtinës

Beograd, 1 Mars - Politikanët serbë të veriut të Kosovës kundërshtojnë shtimin e pranisë së Policisë së Kosovës në atë pjesë, duke e quajtur si tentim, që, përmes policisë, të zbatohet strategjia për veriun, por edhe dëshirë për t’u konfrontuar me serbët.

Paralajmërimet se me fillimin e muajit mars Policia e Kosovës do të shtojë praninë e saj në veriun e Kosovës, kanë ngjallur reagimet e politikanëve serbë të veriut.

Ata kanë shfaqur dyshimet se një gjë e tillë është përgatitje e terrenit për zbatimin e strategjisë së Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës për integrimin e veriut, pavarësisht se zyrtarët e UNMIK-ut tashmë e kanë mohuar një gjë të tillë. Milan Ivanoviç, nga Këshilli Nacional Serb në veriun e Kosovës, thotë se shtimi eventual i pranisë së policisë së Kosovës në veri të lumit Ibër nga serbët do të nënkuptohet si tentim për disiplinimin e tyre.

“Serbët kanë të drejtë që sigurinë e tyre t’ua besojnë atyre që u besojnë dhe kjo nuk e nënkupton Policinë e Kosovës, e cila do të ishte pjesë e sistemit të vetëm të policisë dhe natyrisht nuk i nënkupton shqiptarët”, shprehet Ivanoviç.

Sipas Ivanovicit, serbët deri më tash nuk kanë pranuar asgjë që u është imponuar me dhunë e presion dhe që ka rrezikuar interesat vitale të tyre. Po ashtu, Ivanoviç thotë se serbët në veri nuk do të frikohen nga, siç i quajti ai, kërcënimet e autoriteteve të Prishtinës dhe të disa subjekteve të bashkësisë ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe pakti i NATO-s.

Ndërsa, Marko Jaksiç, politikan serb nga veriu i Kosovës, thotë se serbët e kësaj pjese i kanë organet e qeverisjes lokale dhe se ato do të marrin një vendim lidhur me këtë çështje. Sipas tij, organet serbe të qeverisjes lokale, siç i quan ai, kanë marrëdhënie të mira me Policinë e Kosovës dhe duhet pasur kujdes që këto marrëdhënie të ruhen. /REL/

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2021

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. (Sheshi "Skënderbeu", ora 8:50 - Mediet të jenë të pranishme më së largu, ora 8:10)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Kabashit" në Korishë. (Korishë, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Lekë Dukagjini" në "Gani Saramati". (Objekti i shkollës, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20 - Mediat e akredituara duhet të jenë më së largu në ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Abdyl Frashëri" në "Rexhep Hyseni". (Objekti i shkollës, ora 10:15)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Zhurit" në Zhur. (Zhur, ora 11:15)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës . (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30) 

- Konstituohet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kuvendi i Sociologjisë në kuadër të Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës organizon promovimin e librit të Gëzim Selacit, "Legjitimiteti politik në Kosovë". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave ndërtimit të shkollës së re “Zef Lush Marku” në Velezhë. (Velezhë, ora 12:00)

- Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Sevil Liman Kazaz do të bëjë prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 14:00)