24 Korrik 2021

Italia do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës

Prishtinë, 4 nëntor - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, sot paradite zhvilloi takimin e parë bilateral në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Itali.  

Ministrja u prit në takim nga homologu i saj, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, z.Luigi di Maio, me ftesën e të cilit Kryediplomatja e Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Romë.  

“Ministrit di Maio i shpreha mirënjohjen e thellë ndaj Italisë për mbështetjen e Kosovës gjatë pandemisë, duke përcjellë gjithashtu lutjet tona për mirëqënien e popullit Italian, i dëmtuar ashpër prej Covid-19”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla, duke bër të ditur se në këtë takim është diskutuar edhe mbi zgjerimin dhe dinamizimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe ushtarak.
 
Shefja e diplomacisë kosovare kërkoi nga homologu i saj që Italia të vazhdojë përkrahjen e zëshme për agjendën e liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe të intensifikojë bashkëpunimin me FSK-në.
 
“U dakorduam me Ministrin di Maio se Ballkani Perëndimor ka nevojë për stabilitet, siguri, dhe paqe të qëndrueshme e që mund të arrihet vetëm përmes zgjidhjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që nuk injoron përgjegjësinë për të kaluarën tragjike të popullit tonë, dhe që respekton realitetin politik e ligjor të Republikës së Kosovës”, bëri të ditur Ministrja.

Ministri Di Maio nga ana e tij e siguroi homologen Haradinaj-Stublla se Italia do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugëtimin e saj Euro-Atlantik, dhe se beson në lidhjen e fortë mes popujve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)