23 Shtator 2021

Itali, gjykata dënon 3 drejtues të “Google”-it

Romë, 26 shkurt - Një gjykatë italiane ka shpallur fajtorë tre drejtues të lartë të “Google”-it për dhunim të privatësisë. Sipas gjykatës, “Google” nuk veproi në mënyrë të menjëhershme për të ndaluar heqjen nga rrjeti të një videoje në të cilën shfaqeshin pamje të rënda dhe tallëse me fëmijët e mitur dhe të sëmurë.

Rasti është ndjekur nga afër në të gjithë botën, për shkak të implikimeve që ka pasur në çështjen e lirisë së internetit. Ky ishte edhe gjyqi i parë penal i këtij lloji dhe ekzekutivët e lartë janë dënuar në mungesë me 6 muaj pezullim. Për “Google”, një vendim i tillë ishte “tronditës” dhe sipas zëdhënësit, ata do ta apelojnë këtë vendim.

“Jemi shumë të tronditur nga një vendim i tillë, që godet parimet e lirisë, mbi të cilat është ngritur edhe vetë interneti”, ka thënë zëdhënësi i “Google”. Bëhet fjalë për ekzekutivë shumë të lartë të kompanisë së suksesshme që ndodhen në Londër.

Të tre personat dhe një i katërt, që është dënuar për një akuzë më të lehtë, i kanë mohuar akuzat. Sipas tyre, vendimi i gjykatës është i pabazuar dhe krejtësisht absurd, duke qenë se nuk shkel asnjë ligj, as të Bashkimit Europian e aq më pak të Italisë.

Sipas tyre, “Google” nuk ka aspak përgjegjësi që të censurojë materialet që hidhen në rrjet dhe nuk është detyra e kompanisë monitorimi apo skualifikimi i pjesëve të ndryshme. Për shumë analistë, ky vendim përbën një precedent shumë të rrezikshëm, që vë në rrezik vetë “Google”-in dhe lirinë e internetit, që është shndërruar në një avokat të ndryshimit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ligji u jep imunitet provajderave të internetit për një rast të tillë, ndërsa në Europë nuk ekziston një mbrojtje e tillë.

Për “Google”-in, ky rast vjen ndërsa ai po përballet edhe me probleme të tjera në Itali, ku po përgatitet edhe një projektligj që pritet t’u kërkojë sajteve të internetit të kontrollojnë përmbajtjen e tyre në të njëjtën mënyrë si edhe stacionet televizive dhe mediat e tjera. “Google” ndërkohë lobon për ndryshime të këtij ligji.

Vetë kompania me bazë në Kaliforni e ka cilësuar gjyqin si një kërcënim ndaj vetë internetit, sepse do t’i detyronte provajderat që të merrnin përsipër një detyrë të pamundur praktikisht: kalimin dhe kontrollin e miliona informacioneve në ditë. Për sa i përket zyrës italiane të “Google”-it, ajo bëri të ditur se ndërhyri në rastin e videove në fjalë 2 orë pasi ato u lançuan në internet, pas një njoftimi të policisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)