20 Prill 2024

Islandë, tjetër vullkan në prag shpërthimi

Rekjavik, 22 prill - Shkencëtarët thonë se vullkani në Islandë po prodhon më pak hi dhe më shumë llavë. Ekspertët arritën të parashikonin shpërthimin e vullkanit, por jo kohëzgjatjen e pasojave të tij.

Por ata paralajmërojnë se shpërthimi mund të zgjojë një tjetër vullkan ne Islandë, me emrin Katlen që është shumë më i madh se vullkani që paralizoi qiejtë e Europës.

Hera e fundit që ka shpërthyer ky vullkan ka qenë viti 1918. Në Islandë shpërthimi i Eyjafjallajokull nuk ishte shumë i madh, por reja që ngriti mbi qiejt e Europës i gjeti të papërgatitura qeveritë në marrjen e masave.

Nëse ndodh shpërthimi Katlen, atëherë dëmet mund të jenë shumë më të mëdha nga sa mendohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)