03 Dhjetor 2022

Irani goditet nga një tërmet 5,6 ballë

Teheran, 5 tetor - Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë goditi qytetin Khoy në provincën iraniane të Azerbajxhanit Perëndimor, afër kufirit me Türkiye-n.

Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) përmes një njoftimi në faqen e internetit bëri të ditur se tërmeti goditi rajonin në orën 03:21 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej shtatë kilometrash dhe u ndje në provincat juglindore të Türkiye-s Van dhe Hakkari.

Deri më tani raportohet se janë plagosur 276 persona.

Irani ndodhet në një zonë aktive sizmike dhe ka regjistruar shumë tërmete katastrofike në të kaluarën.

Tërmeti më shkatërrues që ka goditur vendin në historinë e fundit ndodhi në vitin 2013, kur të paktën 34.000 njerëz vdiqën në qytetin Bam në provincën juglindore Kerman. Tërmeti ishte me magnitudë 6,7 ballë sipas shkallës Rihter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )