29 Mars 2024

Inaugurohet konsullata e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë

Prishtinë, 19 nëntor - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka inauguruar sot Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë.

Hapja e kësaj Konsullate është dëshmi e përkushtimit dypalësh për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndër-shtetërore të cilat vazhdojnë të jenë të shkëlqyera, e që është ri-konfirmuar edhe gjatë vizitës së fundit zyrtare të Kryeministrit dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë do të shërbejë si urë lidhëse për avancimin e mëtejmë të raporteve të ndërsjella, të ndërveprimit ekonomik e kulturor, por edhe përfaqësimit e mbrojtjes së të drejtave të shtetasve kosovarë në këtë pjesë të Maqedonisë së Veriut.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e vlerëson këtë si sukses të diplomacisë kosovare, e cila edhe përkundër sfidave të jashtëzakonshme me pandeminë COVID19, ka arritur të zgjerojë rrjetin e saj diplomatik duke siguruar përfaqësim dinjitoz të Republikës së Kosovës në rajon e më gjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)