26 Prill 2024

Hoti dhe Vuçiq konfirmojnë vazhdimin e Dialogut Prishtinë - Beograd

Bruksel, 7 shtator - Me rastin e vazhdimit të Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq i konfirmuan Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë/Nënkryetarit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, se ata i kushtojnë përparësi të lartë integrimit në BE dhe vazhdimit të punës në Dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE, i cili është element kyç në rrugën e tyre drejt BE-së.

Ata gjithashtu u zotuan se do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse.

Në këtë drejtim, dokumentet e rëna dakord së fundmi në Uashington, D.C., duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të lidhura me Dialogun, të ndërmarra nga të dy palët mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)