23 Tetor 2021

Holanda dëbon dy spiunë të dyshuar rusë

Amsterdam, 11 dhjetor - Holanda ka dëbuar dy spiunë të dyshuar rusë, që kanë punuar si diplomatë në këtë vend, tha shërbimi i inteligjencës.

Ata akuzohen për shënjestrim të sektorit të teknologjisë së lartë dhe ndërtimin e një “rrjeti të konsiderueshëm të burimeve” në industri.

Dy individët kanë punuar për Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), thanë zyrtarët holandezë.

Rusia i përshkroi akuzat si “të pabazuara” dhe tha se vendimi për dëbimin e shtetasve të saj është “provokues”.

Rusët e dëbuar ishin diplomatë të akredituar që punonin në Hagë, thanë të enjten autoritetet holandeze.

Ata u shpallën persona të padëshirueshëm dhe duhet të largohen nga Holanda.

Ministrja e Brendshme e Holandës, Karin Ollongren, tha se ambasadori rus është thirrur në Ministrinë e Jashtme për bisedë informative, në lidhje me rastin.

Ollongren tha se rrjeti i spiunëve të zbuluar me gjasë “ka shkaktuar dëme në organizatat ku burimet janë ose kanë qenë aktive”.

Leonid Slutsky, kryetar i Komitetit rus të Çështjeve Ndërkombëtare, u tha gazetarëve se Moska “do të detyrohet të ndërmarrë veprime simetrike”.

Kjo nuk është hera e parë që Holanda dëbon agjentë të dyshuar rusë.

Në vitin 2018, katër rusë të akuzuar për përpjekje për të kryer sulme kibernetike ndaj vëzhguesit global të armëve kimike, OPCW, janë dërguar në shtëpi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)