28 Mars 2024

Harta e NASA-s tregon se si bota përfshihet nga zjarret

Florida, 11 gusht - Nga Greqia, Turqia dhe Italia në Kaliforni, nga Australia në Siberi, Amazonë dhe Afrikë, bota po digjet dhe kjo mund të shihet qartë nga imazhi i publikuar nga NASA.

Bëhet fjalë për hartën në kohë reale, ku pikat e kuqe tregojnë zonat me temperatura të larta dhe vatra aktive zjarri.

Mund të shihet se të prekura janë një pjesë e madhe e Amerikës Veriore dhe Jugore dhe zonat Qendrore të Afrikës. Në Republikën Demokratike të Kongos shtresa e tymit është aq e dendur sa shumë zona janë plotësisht të mbuluara.

Nën pushtetin e flakëve janë edhe Gadishulli Arabik, brigjet e Mesdheut dhe Europa Verilindore, ndërsa në Azi po digjen brigjet e Indisë, Siberisë, Kinës, Malajzisë dhe Indonezisë.

Sipas NASA-s përhapja, pozicioni dhe momenti i shpërthimit të zjarreve sugjerojnë se ato janë të qëllimshme e janë ndezur për arsye bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)