19 Prill 2024

Hagë, rifillion gjyqi ndaj Radovan Karaxhiç

Hagë, 1 Mars - Gjyqi për gjenocid ndaj ish udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, ka rifilluar në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë. Zoti Karaxhiç do të bëjë deklarata hapëse të procesit gjyqësor, katër muaj pasi një bojkoti të seancave kundër tij.

Radovan Karadzic vetëmbrohet në gjyq dhe mohon se ka orkestruar disa nga krimet më të rënda të luftës së Bosnjës, përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës më 1995 dhe rrethimin e Sarajevës.

Paditë

Gjyqi ndaj zotit Karaxhiç ishte shtyrë që prej muajit nëntor pasi Tirbunali emëroi një avokat për ta mbrojtur atë.

Por ai e ka kryer vetë mbrojtjen e tij dhe e ka bojktouar gjyqin me justifikimin se kishte nevojë për më shumë kohë.

Radovan Karaxhiç këmbëngul se është i pafajshëm, por refuzon të shprehet zyrtarisht ndaj akuzave.

Zoti Karaxhiç që është 64 vjeç, përballet me dy akuza për gjenocid, përfshirë edhe për vrasjet në Srebrenicë të më shumë se 7,000 burrave dhe djemve, si edhe padi të tjera për vrasje, shfarosje, persekutim dhe deportim me dhunë.

Ish lideri serb i Bosnjës u arrestua në Beograd në 2008, pas gati 13 vjet të kaluara në arrati.

Gjatë kohës që ishte në pushtet, ai ishte president i republikës së vetëshpallur serbe të Bosnjës dhe komandant i ushtrisë gjatë konfliktit boshnjak që la më shumë se 100 mijë viktima.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)