19 Prill 2024

Greqia merr këstin e dytë të ndihmave nga FMN

Athinë, 6 gusht - Greqia ka bërë një fillim të mirë në zbatimin e programit të saj buxhetor dhe është e vendosur për të marrë këstin e dytë të ndihmës ekonomike ndërkombëtare, thanë në një konferencë të përbashkët për shtyp zyrtarët e BE- së, dhe të FMN- së, në Athinë.

Programi ka pasur një fillim të mirë, dhe është udhëhequr fuqishëm nga zbatimi i programit buxhetor, dhe në fushën kyçe të reformave të realizuara para afatit tha Servaas Deroose, Zv- Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare në BE.

Borxhi që i zuri frymën Greqisë,duke çuar shumë sektorë në prag të falimentimit, filloi sprapjen me marrjen e huasë prej 110 miliardë euro për tre vite nga BE- ja, në këmbim të shkurtimit të shpenzimeve, rritjes së taksave, si dhe reformave strukturore.

Të enjten zyrtarët e lartë të FMN- së dhe BE- së, i dhanë fund vizitës 2 javore, që kishte si qëllim të kontrollonte nëse Athina kishte bërë përparimin e duhur, për të marrë huanë e dytë, prej 9 miliardë eurosh.
Shefi i misionit të FMN-së për Greqinë, Poul Thomsen, tha gjatë konferencës për shtyp se pavarësisht përparimit të jashtëzakonshëm, Greqisë i mbeten reforma të mëdha përpara për të realizuar.

Reformat duhet të vazhdojnë, tha dhe Servas, i cili e vuri theksin në reformën e pensioneve, për të arritur normat e BE- së.
Analistët thanë se për Greqinë do të ishte shumë e veshtirë përmbushja plotësisht e objektivit për zvogëlimin e deficitit buxhetor nga 5.5 % në 8.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por sipas Poul Thomsen, kjo mund të arrihet.

Në Greqi pothuajse është përgjysmuar deficiti i qeverisë, në 6 muajt e parë të 2010, ku ka patur ulje drastike të shpenzimeve administrative si dhe rritje të taksave. Një pjesë e rëndësishme ka qenë dhe reforma e pensioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)