28 Mars 2024

Gjermania, shënjestra kryesore e dezinformimit rus në BE

Bruksel, 10 mars - Sipas një raporti të publikuar dje, Gjermania është shënjestra kryesore e fushatave dezinformuese ruse në Bashkimin Evropian, ndërkohë që lidhjet midis Moskës dhe Perëndimit kanë shënuar një pikë tjetër të ulët pas helmimit dhe burgosjes së kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalni.

Agjencia e Bashkimit Evropian për Mbikëqyrjen e Dezinformimit, thotë në raport se, që nga viti 2015, ka dokumentuar 700 raste raportimesh qëllimisht të rreme, që synonin përhapjen e dezinformimit për Gjermaninë.

Për Francën, rastet arrinin në mbi 300, për Italinë mbi 170 dhe 40 për Spanjën, tha enti vëzhgues, i cili u krijua pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në vitin 2014. Agjencia synon të luftojë atë që e sheh si një fushatë të qëllimshme shpifëse të Rusisë.

"Gjermania veçohet si shënjestra kryesore në përpjekjet ruse të dezinformimit midis vendeve anëtare evropiane," tha agjencia, e njohur me emrin EUvsDisinfo.

EUvsDisinfo tha se Kremlini po përpiqet ta portretizojë Gjermaninë si një vend të drejtuar nga "Rusofobia irracionale". Qëllimi është të zhvendosë vëmendjen nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar nga ana e Moskës.

"(Strategjia e Rusisë) synon të krijojë pasiguri dhe të mbjellë mosmarrëveshje," thuhet në raport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)