29 Mars 2024

Gjermania: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse pushton Ukrainën

Berlin, 8 shkurt - Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner tha të martën se Gjermania ishte shprehur shumë qartë se Rusia do të përballej me pasoja të rënda nëse pushton Ukrainën, por ai nuk tha nëse do të anulohej vënia në funksionim e gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të hënën se nëse Rusia pushton Ukrainën "nuk do të ketë më Nord Stream 2".

Ai nuk tha konkretisht se si do ta ndalonte atë, por theksoi se ishte në një emërues të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz ndërsa Perëndimi po bën përpjekje intensive diplomatike për të shmangur një luftë në Evropë.

 Scholz tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kishin të njëjtën qasje ndaj Ukrainës, Rusisë dhe sanksioneve, por nuk konfirmoi drejtpërdrejt planet për “Nord Stream 2” dhe as nuk e përmendi publikisht gazsjellësin gjatë vizitës së tij njëditore në Uashington.

 Lindner, duke folur në një konferencë virtuale të organizuar nga Deutsche Bank, tha se nuk do të spekulonte në lidhje me masat konkrete të parashikuara për sanksionet kundër Rusisë.

"Ne jemi shumë të qartë se cenimi i integritetit territorial (të Ukrainës) do të kishte pasoja të rënda," tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)