30 Janar 2023

Gjermania kritikon Malin e Zi, shkak “shtetësia ekonomike”

Berlin, 12 gusht - Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi për ndarjen e “shtetësisë ekonomike” për biznesmenë të huaj, hasi në kritika të ashpra në opinionin gjerman.

Unioni Kristiano-Social, i cili është pjesë e koalicionit në pushtet të kancelares Angela Merkel, kërkoi vendosje të sërishme të shengen vizave për qytetarët malazezë, transmeton Beta.

Eksperti partiak për politikë të brendshme dhe punë administrative, Shtefan Majer, vlerësoi se bëhet fjalë për provokim të hapur të Bashkimit Evropian dhe politikës së tij të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Plani për shitjen e shtetësive malazeze nuk guxon të mbetet pa pasoja edhe nëse me të vërtetë gjysmë milionë euro do të jenë kushti i vetëm për shtetësinë malazeze, atëherë do të duhej sërish të vendosen viza për Malin e Zi, shprehet Majer. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)