25 Prill 2024

Gjeliç: Serbia, jo në BE pa pasur marrëdhënie me Kosovën

Beograd, 1 nentor - Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliç, është shprehur se në pyetjen e përfshirë në pyetësorin e Komisionit Evropian mbi kufirin, territorin dhe numrin e banorëve, përgjigja do të jepet duke llogaritur Kosovën pjesë të saj.

Sipas mediave serbe Gjeliç dhe ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi, William Montgomery, kanë rënë dakort se për hyrjen e Serbisë në BE është e domosdoshme normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën.

Në njëintervistë në një televizion serb, zëvendëskryeministri serb i ngarkuar për integrimet evropiane ka thënë se heqja dorë nga Bashkimi Evropian do të thoshte hap mbrapa.

Ai gjithashtu theksoi se kjo do të thoshte edhe hapje e rrugës anëtarëve të BE-së që Kosovën ta trajtojnë si vend të ri anëtar, që për Serbinë nuk do të ishte mirë.

“Është fakt se në Ballkanin perëndimor, të gjitha vendet dëshirojnë BE-në dhe, siç thotë Montgomery, nuk do të mund të shkojmë në BE, derisa të mos zgjidhim statusin e Kosovës, por as Prishtina. Në fakt, kjo është një nxitje për të gjetur një kompromis. Hyrja në BE nxit për kompromis. Sikur të hiqnim dorë nga hyrja, do të shkonim një hap mbrapa”, është shprehur Gjeliç.

William Montgomery konsideron se kufijtë ndërkombëtarë në Ballkan për bashkësinë ndërkombëtare, janë të çimentuara dhe të gjithë përmes bisedimeve dëshirojnë vendosjen në procesin e normalizimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)