30 Janar 2023

Gjeliç: Kosova përdoret për anëtarësimin e Serbisë në BE

Prishtinë, 16 gusht - ”Një numër i vogël, por me ndikim i vendeve anëtare të BE-së kanë vendosur ta përdorin aplikimin e Serbisë për anëtarësim në union, si mjet presioni ndaj Serbisë, në prag të debatit për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Gjeliç.

Ai shtoi se disa vende kanë filluar ta lidhin integrimin evropian me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

”Një politikë e tillë sipas Gjeliq, është e gabuar dhe mund të ngadalësojë gjithë procesin e integrimit evropian, çfarë mund të destabilizojë gjithë rajonin dhe jo vetëm Serbinë”.

Ai ka shtuar se aplikimi i Serbisë për anëtarësim do të diskutohet nga Brukseli në fund të vitit e jo në shtator siç pritej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)