20 Prill 2024

Freizer: Serbia nuk duhet të bllokojë zhvillimin e Kosovës

Bruksel, 6 prill - Njohja e Kosovës nuk është kusht për integrimet evropiane të Serbisë, mirëpo Serbia duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe nuk duhet të bllokojë zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, ka deklaruar Sabine Freizer, drejtore për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Freizer ka thënë se duhet të gjendet një mënyrë që në të ardhmen, në forumet rajonale, në të njëjtën tavolinë të ulen përfaqësuesit nga Serbia dhe ata nga Kosova.

Në muajin qershor të këtij viti, në Sarajevë, Spanja do të organizojë një samit të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe sipas saj, është shumë e rëndësishme që Serbia – si lider i rajonit – të jetë pjesë e këtij takimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)