19 Prill 2024

Fillon konferenca donatore kushtuar Haitit

New York, 31 mars - Haiti i kërkon ndërkombëtarëve 4 miliardë dollarë për të rindërtuar dhe modernizuar kryeqytetin e vendit që u shkatërrua nga tërmeti i janarit, dhe që u mori jetën rreth 300 mijë njerëzve.

Rreth 120 vende dhe organizata ndërkombëtare do të mblidhen sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York për të kërkuar mbështetje për planin e rimëkëmbjes së qeverisë së Haitit, përfshi decentralizimin e ekonomisë për të krijuar vende të reja pune.

Ministri haitian i Financave dhe Ekonomisë, Ronald Baudin, deklaroi për “Reuters” rreth një javë më parë se vendi shpresonte të merrte rreth 4 milionë dollarë brenda 3 viteve, 1.3 milionë prej të cilave duhej të jepeshin brenda 18 muajve të parë.

Edhe para tërmetit 7 ballësh të 12 janarit, Haiti ishte vendi më i varfër i hemisferës perëndimore, me një shifër të lartë papunësie dhe analfabetizmi ndër 9 milionë njerëzit që e banojnë dhe rreth 80 për qind e tyre jetonin me më pak se 2 dollarë në ditë.

Llogaritjet paraprake të dëmeve totale nga tërmeti variojnë nga 8 miliardë deri në 14 miliardë dollarë.

Bashkimi Evropian dhe një koalicion organizatash humanitare me qendër në SHBA kanë bërë të ditur se do të japin më shumë se 2.7 miliardë dollarë për Haitin gjatë konferencës së OKB-së, ndërsa presidenti amerikan Barak Obama i ka kërkuar Kongresit 2.8 miliardë dollarë për rindërtimin e Haitit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara vazhdon t´i bëjë thirrje vendeve që të mbështesin qeverinë e Haitit pasi veç një Ministrie, gjithë të tjerat u shkatërruan plotësisht dhe rreth një e treta e nëpunësve civil humbën jetën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)