01 Shkurt 2023

Familjarët e të zhdukurve pas fundosjes së Moskvas i kërkojnë llogari Putinit

Moskë, 19 prill - Rusia nuk dha asnjë informacion të detajuar në lidhje me anijen “Moskva” që tashmë ndodhet në fund të Detit të Zi, përveçse që ajo u mbyt për shkak të një aksidenti.

Ukraina pretendoi se shkatërroi me bombardime anijen që ishte krenaria e flotës luftarake të Vladimir Putinit, duke vrarë disa ushtare dhe duke shkaktua zhdukjen e disa të tjerëve.

Familjarët e këtyre të rinjve, janë të zemëruar dhe kërkojnë të dinë të vërtetën. Dmitry Shkrebets nuk ka me shpresa të gjejë të gjallë djalin e 20-vjeçar.

Yegor Shkrebets ishte kuzhinier në bordin e luftanijes Moskva, që lundronte në ujërat e Detit të Zi, kur u raportua se u godit nga dy raketa Neptune të Ukrainës më 13 prill.

Dmitry së bashku me gruan e tij, Irina, kanë shkuar në spitalin e Sevastopolit për të kërkuar trupin e djalit të tyre.

Ata panë afër 200 djem të rinj, me plagë të djegieve, por nuk e gjetën djalin e tyre, tha Irina.

 “Ne kontrolluam çdo fëmijë të djegur. Nuk mund t’ju tregoj se sa e vështirë është, por unë nuk e gjeta djalin tim. Kishte vetëm 200 persona aty, ndërkaq në anije ishin mbi 500 vetë. Ku janë të tjerët?”, shtoi ajo në një intervistë për “The Insider”.

Shkrebets është një prej të paktën katër marinsave që nga Rusia konsiderohen të zhdukur apo të vdekur, bazuar në postimet në rrjetet sociale të anëtarëve të familjeve të pjesëtarëve të ekuipazhit

. Varvara Vakhrusheva shkroi në rrjetet sociale se burri i saj, Ivan Vakhrushev, ishte vrarë në këtë incident. Komandanti i Përgjithshëm i Marinës ruse, admirali Nikolai Yevmenov, u takua me ekuipazhin e luftanijes Moskva në portin e Sevastopolit më 16 prill. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga ky takim, shfaqen dy rreshta me marinsa, në total prej afër 100 personash.

Ende është e paqartë nëse edhe 400 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit të luftanijes Moskva janë të plagosur apo të vdekur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)