01 Shkurt 2023

Evropianët mbështesin kundërpërgjigjen e BE-së ndaj Rusisë

Bruksel, 5 maj - Një sondazh i Eurobarometrit publikuar sot në të gjitha vendet anëtare të BE-së tregoi një mbështetje e madhe nga qytetarët për reagimin ndaj pushtimit të Ukrainës.

”Të anketuarit, në veçanti, janë kryesisht në favor të mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për Ukrainën” bëri të ditur Eurobarometri në një shënim.

Veçanërisht, 93% e miratojnë ofrimin e mbështetjes ndihma humanitare për njerëzit e prekur nga lufta, ndërsa 88% e miratojnë pritjen në BE të njerëzve që ikin nga lufta.

Për më tepër, 80% e miratojnë mbështetjen financiare të ofruar ndaj Ukrainës, ndërsa 66% pajtohen se Ukraina duhet bashkohet me BE-në kur të jetë gati.

Sipas anketimit, 71% besojnë se Ukraina duhet të jetë pjesë e familjes evropiane dhe 89% kanë simpati për të ukrainasit.

Shumica e evropianëve besojnë se që nga fillimi i lufta, BE-ja ka treguar solidaritet (79%) dhe ka qenë e bashkuar (63%) dhe e shpejtë (58%) në reagimin e saj.

Mbështetja gjithashtu mbi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas sulmit të saj kundër Ukrainës ka qenë më e lartë se 80% e të konsultuarve, ndërsa 79% kanë miratuar edhe sanksionet kundër oligarkëve rusë.

Për më tepër, 67% e personave e miratojnë blerjen dhe furnizimin e pajisjeve ushtarake për Ukrainën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)