05 Tetor 2022

Evropa të integroj Ballkanin Perëndimor para se të jetë shumë vonë

Mynih, 20 shkurt - “Integrimi evropian dhe bashkëpunimi transatlantik nuk duhet të jenë të shkëputura në Ballkanin Perëndimor. Është koha për të vënë në qendër të vëmendjes procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, përpara se të jetë shumë vonë. Kjo është qendra e gravitetit për të ardhmen e rajonit. Perspektiva evropiane është shtysa që e bën procesin e bashkëpunimit të dobishëm për të gjithë e për një kohë të gjatë. Rajoni ynë nuk është perfekt, por ne mund të nxjerrim më të mirën" tha Sekretarja e Përgjithshme e  Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ( RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e evenimentit  “Mos u duk i shkëputur: Hartimi i një rruge për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor”, të bashkëorganizuar me Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MCS), në Mynih.

“Potenciali rajonit për t’u zhvilluar, mund të arrihet vetëm përmes integrimit ekonomik rajonal. Ky është qëllimi kryesor i axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) që koordinon RCC. Zvarritjet a pengesat e ndeshura në këtë proces, kanë qenë për arsye politike dhe jo teknike. Integrimi ekonomik rajonal nuk është një proces i pavarur. Ai do të mbetet i copëzuar nëse nuk bëhet pjesë e rrugëtimit të përbashkët drejt anëtarësimit në BE, si dhe përfshirjes në politikat dhe tregun e përbashket të BE-së. BE-ja ka të gjitha mundësitë për të qenë aktori kryesor ndikues në rajon. Kjo pasi më shumë se 62% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mbështesin BE dhe për më tepër në vend të parë /“pole position” si investitori më i madh”, shtoi Bregu.

Aktiviteti mblodhi zyrtarë të lartë nga rajoni dhe BE: Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov; Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski; Kryeministri i Kosovës*, Albin Kurti; Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka; Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Goran Grlic Radman; Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar; Ministri gjerman i Shtetit, Tobias Lindner; Sekretari i Përgjithshëm në EEAS, Stefano Sannino; Kryetar i MSC, Ambasadori Wolfgang Ischinger; Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak; Senatorja e SHBA-së, Jeanne Shaheen; Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë i SHBA-së, Naz Durakoglu; dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BB-së, BE-së dhe Kongresit të SHBA-së. Veprimtaria u moderua nga Majda Ruge, Eksperte e Lartë në Këshillin Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë.

“Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një axhendë territoriale, por edhe transformuese. Të gjithë jemi dakord që zgjerimi nuk është një proces metodologjik, por politik dhe i tillë duhet të vazhdojë të mbetet. Tani është koha për të vepruar. Nëse kjo mundësi humbet, Ballkani Perëndimor rrezikon një tjetër dekadë të humbur të shënuar nga paqëndrueshmëri të reja. Nëse të rinjtë e aftë dhe të arsimuar nuk shohin një perspektivë evropiane në shtëpi, ata do të zgjedhin mundësitë për të emigruar dhe për të gjetur kushte më të mira jetese në BE”, përfundoi Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Bregu.

Më herët të shtunën Sekretarja e Përgjithshëm e RCC pati disa takime dypalëshe, në margjinat e MSC, me Ministren Gjermane të Shtetit, Anna Luhrmann; Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya; dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)