29 Mars 2024

Europa e Jugut, temperatura mbi 40 gradë

Romë. 17 korrik - Europa e Jugut bie pre e temperaturave ekstreme. Kolona e merkurit shënon mesatarisht mbi 30 Gradë por për shkak të nivelit të lartë të lagështisë arrin mbi 40.

Meteorologët italianë thonë se temperaturat estreme do të vazhdoojnë gjatë fundjavës ndërsa në Spanjë është dhene alarmi për rrezikun që u kanoset shëndetit të qytetarëve për shkak të vapës gjatë orëve të mesditës.

Pas fundjavës presioni i lartë afrikan që ka pushtuar jugun e Europës do të zhvendoset drejt veriut ndërsa në qendër do ti lerë vendin motit me re e madje dhe rreshje.

Megjithatë meteorologët thonë se edhe pjesa e dytë e korrikurt do të karakterizohet nga temperature mjaft të larta dhe vapë.

Muaji Qershori që lamë pas u cilësua si muaji më i ngrohtë në historinë e planetit që prej fillimit të matjeve meteorologjike në vitin 1880.

Hulumtuesit amerikanë të klimës thanë se temperatura mesatare në mbarë rruzullin tokësor ishte 16,2 grad celcius, ndërkohë që mesatarja e deritanishme e muajit qershor është 15,5. Por temperaturat kanë dalluar në varësi të rajoneve.

Shumë të larta ishin temperaturat në pjesët qendrore dhe në lindje të SHBA-së, në Peru si dhe në pjesën qendrore dhe veriore të Azisë. Ndërsa më të ulëta se zakonisht ato ishin në veri të Evropës dhe jug të Kinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)