25 Prill 2024

Dubrovnik, fillon forumi i liderëve të Evropës Juglindore

Dubrovnik, 9 korrik - Në qytetin kroat të Dubrovnikut fillon sot takimi dyditor i nivelit të lartë i vendeve të Evropës Juglindore, me temë "Evropa Juglindore para sfidave globale".

Diskutimet e liderëve do të përqendrohen në menaxhimin e ekonomisë, sigurisë globale, marrëdhënieve transatlantike, sfidave nga kriza ekonomike botërore si dhe në të ardhmen e rajonit të Evropës Juglindore.
    
Në takim do të jenë të pranishëm ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Miloshoski, zëvendëskryeministri i Shqipërisë dhe shefi i saj i diplomacisë, Ilir Meta, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, i Malit të Zi, Milan Roçan dhe i Bosnje-Hercegovinës, Sven Alkalaj, ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Janosh Martoni, ministri austriak për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Mihael Shpindeleger dhe ministri turk për Çështjet  Evropiane dhe negociues kryesor me BE-në, Egemen Bagash.
     
Është parashikuar gjithashtu që në takim të marrin pjesë Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule, kryeministrat e Francës, Polonisë, Sllovenisë dhe Italisë, Francoise Fillon, Donald Tusk dhe Borut Pahor dhe Silvio Berluskoni. Po ashtu, në takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)