19 Qershor 2021

Donald Trump dhe Melaina Trump rezultojnë pozitivë me Covid-19

Washington, 2 tetor - Presidenti amerikan, Donald Trump ka rezultuar pozitiv me COVID-19 së bashku me bashkëshorten e tij.

Një muaj para zgjedhjeve presidenciale Trump duhet të karantinohet dhe të luftojë me COVID-19, teksa mësohet se është infektuar pikërisht nga këshilltarja e tij, Hope Hicks.

Bashkë me bashkëshorten ata do e kalojnë në karantinë COVID-19 teksa ka dhënë mesazhin se ”Do e kalojmë këtë së bashku”.

”Këtë mbrëmje, Melanie dhe unë testuam pozitivisht për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë BASHKË!”, tha Trump.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)