16 Prill 2024

Çurkin: Besoj në negociatat e reja mbi statusin e Kosovës

Moskë, 16 korrik - Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Këshillin e Sigurimit, Vitalij Çurkin, ka thënë se vetëm me dialogun e ri mund të arrihen zgjidhje afatgjata, duke shtuar se Rusia kundërshton fuqimisht pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Veçernje novosti” të Beogradit, Çurkin u shpreh se Rusia mbështet rifillimin e negociatave mes udhëheqësve serbë dhe atyre shqiptarë, duke theksuar se beson sinqerisht se ato do të vazhdojnë.

”Konsideroj se është me rëndësi që ëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ta kontrollojë situatën. Duhet gjetur një zgjidhje afatgjatë dhe shpresoj se Prishtina do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së udhëheqjes së Serbisë për rinisjen e negociatave serbo-shqiptare mbi zgjidhjen e statusit të Kosovës”, thotë Çurkin.

Sipas tij, kjo është e vetmja gjë e logjikshme dhe me anë të kësaj rruge mund të arrihet zgjidhja afatgjate e cila do t''i kënaqte të dy palët. Sa i përket Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Çurkin thotë se duhet pritur, sepse nga parashikimet s’mund të thuhet asgjë me siguri.

Ai ka rikujtuar se Rusia e ka mbështetur Serbinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “kur me të drejtë ka këmbëngulur që gjykata të interpretojë sa është në harmoni, respektivisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare vendimi i shqiptarëve që në mënyrë arbitrare ta shpallin pavarësinë e shtetit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)