29 Mars 2024

Clinton: GJND u pajtua me pikëpamjen e SHBA-së

Washington, 22 korrik -Në një deklaratë, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se opinioni i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përputhej me pikëpamjen e shprehur prej kohe nga Shtetet e Bashkuara se deklarata e pavarësisë së Kosovës është në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare.

Kjo, tha zonja Clinton, është pikëpamja që Shtetet e Bashkuara parashtruan në dokumentet që i dorëzuan Gjykatës si dhe në procedurat gojore që ajo mbajti në muajin dhjetor. Kosova është një shtet i pavarur dhe territori i saj është i paprekshëm, thotë Sekretarja amerikane e Shtetit në deklaratë.

Zonja Clinton u bëri thirrje të gjitha vendeve që ta kapërcejnë çështjen e statusit të Kosovës dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ajo tha se të gjitha ato shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë këtë.

Serbia dhe Kosova janë që të dyja mike dhe partnere të Shteteve të Bashkuara, tha Sekretarja e Shtetit, e cila u bëri thirrje atyre që të lënë mënjanë dallimet dhe të ecin përpara për të zgjidhur çështjet praktike dhe për të përmirësuar jetën e popujve të Kosovës, Serbisë, dhe rajonit.

Sipas Clinton, është rruga drejt të ardhmes së tyre si pjesë e një Evrope të pandarë, të lirë, dhe në paqe. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ndihmuar të dyja vendet në realizimin e synimeve  të tyre evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)