24 Prill 2024

Clinton dhe Hejg lobojnë kundër rezolutës serbe

Beograd, 25 gusht - Dy personalitete të fuqishme të politikës globale sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe ministri i Jashtëm britanik, Wilijam Hejg kanë marrë personalisht mbi supe lobimin kundër rezolutës serbe në Kombet e Bashkuara.

Gazeta serbe “Blic”, duke iu referuar burimeve diplomatike në New York thotë se sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe ministri i Jashtëm britanik, Wilijam Hejg, u kanë dërguar letër liderëve të mbi 50 vendeve ndër to edhe atij kinez, me të cilën kërkojnë që të mos e votojnë rezolutën serbe.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me kërkesë të Serbisë, thuhet tutje në letër, ka shqyrtuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe ka konstatuar se ajo nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, prandaj votimi pro kësaj rezolute do ishte fare i pakuptimtë.

Pos sekretares së Shtetit Clinton dhe ministrit të Jashtëm Hejg, në lobim kundër rezolutës serbe, janë aktivizuar edhe ministri i Jashtëm i Francës dhe ai i Arabisë Saudite.

Beogradi, sipas gazetës ”Blic”, ka arritur të marrë mbështetjen e 50 shteteve të cilat kanë premtuar se do ta votojnë rezolutën serbe, ndërkaq SHBA-të, Franca, Britania e Madhe dhe Arabia Saudite, kanë marrë premtimin e 65 vendeve se do të votojnë kundër kësaj rezolute.

Në anën tjetër një numër i madh vendesh kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë rezolutën por as nuk do të jenë kundër, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Blic”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)