29 Mars 2024

Bota e ka pranuar realitetin e Kosovës

Berlin, 19 prill - ”Bota e ka pranuar realitetin e Kosovës dhe mendoj seduhet ta pranojë edhe pakica serbe. Por, Qeveria e Kosovës duhet t'imbrojë të drejtat civile dhe t'ia heqë çdo frikë pakicës serbe", thotëJohn O'Sullivan, drejtor i përgjithshëm i Radios Evropa e Lirë, në njëintervistë të gjatë për këtë radio.

Duke u përgjigjur në pyetjen se “a jemi duke hyrë në një epokë ku kombetpo bëhen më pak të rëndësishme”, O’Sullivan tha se “ nuk mendoj se pobëhen më pak të rëndësishme, mendoj se ka disa forca të fuqishme që ukundërvihen. Korporatat shumëkombëshe, sipas meje, nuk janë forcat më tërëndësishme. Unë do të thosha se organizatat globale, trupat e lidhurame OKB-në(Organizata e Kombeve të Bashkuara), Gjykata Ndërkombëtare eKrimeve dhe një varg i organizmave ndërkombëtarë që kujdesen përzbatimin e të drejtave të njeriut, organizatat joqeveritare, të gjithakëto trupa janë ato që, në një farë mënyre, po përpiqen t’i zëvendësojnështetet kombe. Nuk mendoj se do të kenë sukses, sepse nuk mendoj se endjellin lojalitetin që e ndjellin shtetet kombe”.

Pikëpamja ime për nacionalizmin është se kombi është diçka që ështëprodhuar gjatë historisë, tha O’Sullivan në vazhdim. Nuk është e mundurqë një komb të përcaktohet në mënyrë abstrakte dhe të mendohet se aipërkufizim do t’u përshtatet të gjitha kombeve. Për shembull, kombianglez dhe britanik janë të ndryshëm nga kombi amerikan, apo aispanjoll. Shtetet e kolonëve, si Australia apo Amerika, janë shumë tëndryshëm nga popujt e vjetër historikë. Prandaj, në çdo rast duhethedhur shikimin mbi historinë.

Nga ana tjetër, parimi i shumë-etnicitetit dhe shumë-etniciteti nuk janëe njëjta gjë. Mendoj se shumë-etniciteti, i cili është rezultat ihistorisë, është diçka që duhet të inkurajohet, të ruhet dhe të mbrohet,ashtu siç do të duhej inkurajuar, ruajtur dhe mbrojtur edhe kombettjera. Por, nuk mendoj se duhet shkuar gjithandej dhe folur se vetëmshteti shumetnik është më i pranueshmi dhe se nuk mund të keni fareshtet etnik. Nëse shteti etnik është krijuar gjatë proceseve historike,atëherë unë besoj se ai ka po aq të drejtë të ekzistojë, sa edhe shtetete themeluara mbi parimet tjera.

O’Sullivan tha se beson në shtetin shumetnik. “Por, nuk besoj se mund tëekzistojë i qetë si shtet shumëkulturor, me të cilin e nënkuptojshtetin ku qeveria e inkurajon çdo grup etnik që t’i ruajë dallimet ekulturave të ndryshme. Unë do ta përkufizoja multikulturalizmin sidështim për të zhvilluar një mbi-etnicitet të përbashkët. Ta marrim përshembull Amerikën. Amerika është një vend ku janë grumbulluar së bashkunjerëz nga të gjitha kulturat e botës dhe nga të gjitha religjionet ekontinenteve. Si e bëri këtë? Paqësisht, duke u dhënë mundësi njerëzveqë ta përqafojnë të vetmen kombësi të përbashkët amerikane. Mendoj se,përfundimisht, të gjitha shtetet kombe, nëse do të donin të ishin tësuksesshme dhe jo vazhdimisht të grindeshin dhe të luftonin mes vete, dotë duhej ta zhvillonin këtë kulturë dhe mbi-etnicitet të përbashkët.Një shembull i dështimit është Belgjika. Belgjika ekziston, por kjoështë një luftë e vazhdueshme ndërmjet valonëve dhe flamanëve, ku dygjysmat e popullit vazhdimisht luftojnë që të dallohen mes vete.

Ndërkohë në Zvicër, ka tre popuj të ndryshëm, tri etni, por qëbashkëpunojnë mes vete. Pse? Sepse Zvicra e ka farkuar kombinimin e njëkombësie të përbashkët dhe ka bërë decentralizim të thellë. Që tëmbijetojë një shtet shumetnik, mendoj se duhet t’u nënshtrohet disarregullave të caktuara. Një nga ato rregulla është që deri në një masëtë përpiqet të formojë kulturë të përbashkët. E dyta, nuk mund tëformohet një kulturë e përbashkët, nëse nuk mund të decentralizohetpushteti, në mënyrë që asnjë popull të mos ndjejë se po dominohet ngapopulli tjetër”, tha ai.

Duke e shprehur mendimin për Bosnjën dhe Kosovën, O’Sulivan theksoi:“Mendoj se në të gjitha këto raste, historia ka krijuar situata qëkërkojnë shkathtësi të madhe për t’i bërë funksionale. Në rastin eBosnjës, është e qartë se ky është një vend, i cili ishte në gjendje tëfunksionojë për kohë të gjatë, derisa politikanët ambiciozë vendosën t’ipërkeqësojnë dallimet etnike. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar ështëunik në përpjekjen për t’ia mundësuar Bosnjës që të mbetet e bashkuar.Mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që Bosnja të hyjë nëNATO.

Arsyet do t’ua them duke bërë një krahasim ndërmjet Bosnjës dhe Evropës.Përse evropianët nuk kanë luftuar dhe nuk e kanë vrarë njëri-tjetrin në60 vitet e fundit, siç bënin para vitit 1939? . Përgjigja është se atajanë anëtarë të aleancës së NATO-s, në të cilën fuqia dominuese,Amerika, nuk dëshiron t’i shohë që të luftojnë. Gjermanët e dinë se nukmund t’i luftojnë francezët, por edhe francezët e dinë se nuk mund t’iluftojnë gjermanët. Të dy e dinë se nuk mund t’i luftojnë anglezët,sepse Amerika është aty që t’i zgjidhë të gjitha dallimet në mënyrëpaqësore.

Ngjashëm, nëse Bosnja do të hynte në NATO, të gjithë do ta kuptonin senuk ka çfarë të fitohet me beteja të brendshme dhe se duhet tëbashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Mendoj se kështu do të vepronin.Prandaj, duhet ta vështroni një shtet shumetnik si problem i krijuar ngahistoria, për të cilin historia mund të ketë zgjidhje. Dhe, në rastin eBosnjës, mendoj se zgjidhja është NATO-ja”. “Kosova është një shtetetnik, 90 për qind kosovarë (shqiptarë) dhe 10 për qind serbë. Edhe këtuka dy mënyra, të shkohet drejt NATO-s, që bashkë me BE-në mendoj se dotë jenë e ardhmja përfundimtare. Kjo është zgjidhja paqësore përBallkanin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)